Flash News

KRYESORE

Trump me ‘dorë të hekurt’, vendimi që merr sot mund të tensionojë marrëdhëniet me Rusinë

Trump me ‘dorë të hekurt’, vendimi që merr sot mund

Presidenti i SHBA, Donald Trump pritet të marrë një vendim të rëndësishëm ditën e sotme, çdo do të çonte në tensionimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy superfuqive, SHBA-Rusi.

Pas helmimit të ish-spiunit rus dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe dhe largimi i 23 diplomatëve rusë nga Mbretëria e Bashkuar, Trump pritet të marrë sot një vendim të ngjashëm.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah ka thënë se Uashingtoni po e konsideron mundësinë e dëbimit të diplomatëve, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Mbretërisë së Bashkuara në dënimin e veprimeve të Rusisë. Presidenti gjithmonë e konsideron mundësinë për të mbajtur përgjegjëse Rusinë për veprimet keqdashëse”, ka thënë ai, duke lënë të nënkuptojë se SHBA mund të dëbojë 20 diplomatët rusë në Amerikë.

Sipas Reuters vendimi mund të merret në përgjigje ndaj sulmit me agjent nervor në qytetin Salisbury të Britanisë. Ish-spiuni rus, Sergei Skripa dhe vajza e tij Yulia, ishin gjetur pa ndjenja më 4 mars në makinën e tyre, të cilët më pas ndërruan jetë në spital.

 

Të fundit