Flash News

KRYESORE

Trump me rezerva për Kinën: Nuk po i realizon premtimet e bëra

Trump me rezerva për Kinën: Nuk po i realizon premtimet e bëra

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është rikthyer kritikave ndaj Kinës. Ai tha se shteti i madh aziatik nuk po i realizon premtimet e bëra për blerjen e produkteve bujqësore nga fermerët amerikanë.

"Meksika është duke bërë shumë në kufi, por Kina po na zhgënjen pasi nuk janë është duke i blerë prodhimet bujqësore nga fermerët tanë të mrekullueshëm" shkroi Trump në Twitter.

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara presin që Kina të fillojë së shpejti blerjen e prodhimeve bujqësore, ndërsa shtoi se bisedimet tregtare midis dy vendeve janë në vazhdim.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina rinisën muajin e kaluar bisedimet e tregtisë të cilat u ndërprenë në muajin maj. Presidenti Trump ra dakord të mos vendosë tarifa të reja, kurse Kina pranoi të blinte prodhime bujqësore.

Të fundit