Flash News

KRYESORE

Tryeza për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Presim propozime konkrete nga PD, deri tani vetëm deklarata politike

Tryeza për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Presim propozime konkrete nga

Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka zbardhur atë çka është diskutuar deri tani në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore ku pjesëmarrës janë edhe dy përfaqësues të opozitës, PD dhe LSI, Ivi Kaso dhe Muharrem Caka.

Sipas Gjiknurit, në takimin e sotëm është në fokus diskutimi për financimin e partive politike.

“Ka diskutime të ndryshme, problemet kryesore janë aspekti i raportimit, kufizimet në shuma, ide dhe kërkesa që kanë ardhur nga institucionet ndërkombëtare për të kufizuar reklamat politike, mbase edhe për t’i ndaluar fare ato. Është çështje në diskutim dhe po shihen pluset dhe minuset e këtyre propozimeve”, tha Gjiknuri.

Lidhur me prezencën e opozitës në tryezë, Gjiknuri tha se priten propozime konkrete prej PD, pasi deri janë parë vetëm deklarata politike.

“PD presim të vijë me propozime konkrete në procese të Reformës Zgjedhore dhe natyrshëm kur t’i shohim të shkruara, se deri tani s’kemi parë asgjë veç deklaratave politike dhe do shprehemi lidhur me to. Prezenca e saj në tryezë është e mirëpritur dhe mund ta shfrytëzojmë këtë tryezë për të adresuar çështjet e reformimit të partive politike. Pra, legjislacioni i ri për financimin do përfshirë partitë kryesore shqiptare, që  në këtë rast përfshihet edhe PD”, tha Gjiknuri.

OSBE ul sërish në tryezë PS dhe PD për Reformën Zgjedhore, ku do të fokusohet diskutimi

Të fundit