Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Tryeza tre palëshe, PD i përgjigjet Ramës: S’jemi kundër diskutimit për sistemin, por jo në kushtet e kriminalizimit të parlamentit
Partia Demokratike i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm një tryezë tre palëshe, për të arritur konsensus me opozitën e re dhe opozitën jashtë parlamentit.
Në qëndrimin e saj PD thekson se nuk është kundër diskutimit dhe rishikimit të sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues.
Në argumentin e tyre, PD e quan si një alibi të kryeminsitrit Rama, hapjen e diskutimeve për sistemin zgjedhor, në një kohë që është depozituar për kodifikim drafti final i marrëveshjes politike të arritur më 5 qershor.
Po ashtu PD shkruan se kjo është tentativë për të vonuar kodifikimin draftit të dakordësuar në 5 qershor.
“Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.
Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.
Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.
Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.
Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thekson PD.
Edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot në Kuvend se PS është e gatshëm të diskutojë lidhur me propozimin e opozitës parlamentare sa i takon listave të hapura në zgjedhje.