Flash News

KRYESORE

U bën simbol i saj, Qeveria kërkon të ndalojë me ligj koncesionet e pakërkuara

U bën simbol i saj, Qeveria kërkon të ndalojë me ligj

Koncesionet e pakërkuara, vlera e të cilave është mbi 1 miliard euro, u kthyen në simbol të Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Këto koncesione janë kritikuar nga opozita dhe nga institucionet ndërkombëtare, pasi eleminojnë garën nëpërmjet kompanive duke e kthyer atë në formalitet.

E megjithatë, duket se kryeministri Rama po tërhiqet nga kjo praktikë sepse në Kuvend është depozituar nga Ministria e Financave një projektligj që i heq Qeverisë të drejtën ligjore për të pranuar “koncesionet e pakërkuara”.

“Ky projektligj përcakton shprehimisht që pas datës 1 korrik 2019 nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë”,raporton BIRN.

“Referuar rekomandimeve të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, si FMN, Banka Botërore, SIGMA-OECD dhe duke marrë shkas se tendenca e shteteve ndërkombëtare gjatë viteve të fundit është ajo e reduktimit të propozimeve të pakërkuara kemi propozuar kufizimin e së drejtës së identifikimit e të zhvillimit të propozimeve të projekteve të koncesionit/PPP, nëpërmjet propozimeve të pakërkuara nga sektori privat,” thuhet në relacion.

Të fundit