Flash News

KRYESORE

U bllokuan fondet për bashkinë? Ministria e Financave i përgjigjet Voltana Ademit: Pagesat janë kryer

U bllokuan fondet për bashkinë? Ministria e Financave i

Ministria e Financave ka reaguar me anë të një njoftimi zyrtar  duke sqaruar se nga ana e saj nuk ka asnjë bllokim të fondeve për Bashkinë Shkodër.

Në njoftim sqarohet se të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër janë kryer brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

“Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate,  Ministria  e  Financave  dhe Ekonomisë sqaron se: Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  përsa më sipër.    Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime”, thuhet në njiftimin e ministrisë.

Të fundit