Flash News

KRYESORE

U denoncua për doktoraturë plagjiaturë, Kodheli publikon fletën e lavdërimit: Diçka e shtrenjtë në kujtesën time

Sot, në festën e mësuesit urimet kanë qenë kryefjalën e ditës për të gjithë.

Ndërkaq, deputetja e PS, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka preferuar ta kujtojë këtë ditë duke u kthyer shumë vite pas në kohë.

Në profilin e saj në ‘facebook’, Kodheli publikon fletën e lavdërimit, që ajo ka marrë në klasën e pestë të shkollës 8-vjeçare në Tiranë.

“Ky mbi Fletë-Lavdërimin tim të klasës së 5-të është shkrimi i zysh Lejlës. Lejla Sevrani ishte mësuesja ime e gjuhë-letërsisë, përveçse zysh kujdesare e viteve të 8-vjeçares. Kaligrafia perfekte, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj do të mbeten në kujtesen time si diçka e shtrenjtë.

Të falenderoj zysh Lejla, e nëpërmjet teje të gjitha mësueset dhe mësuesit, që ditën ta kthejne këtë zanat, në profesionin më fisnik të të gjitha kohërave.

Gezuar 7 marsin! “, shkruan Kodheli, e cila disa muaj më parë u denoncuas publikisht sa i takon punimeve të doktoraturave.

Studenti i Universiteti Sapienza, Vladimir Kola denoncoi me fakte konkrete doktoraturën e deputetes së PS, njëherësh kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, Mimi Kodheli se është një punim plagjiaturë.

Pavarësisht skandalit, Kodheli nuk ka reaguar ende dhe vijon të drejtojë Komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme.

 

Lexo edhe: Studenti i Sapienza-s: Doktoratura e Mimi Kodhelit është plagjiaturë, Dhori Kule udhëheqës shkencor

Të fundit