Flash News

KRYESORE

U helmua me agjent nervor, vajza e ish-spiunit rus del nga spitali

U helmua me agjent nervor, vajza e ish-spiunit rus del nga spitali

Ka lënë spitalin vajza e ish-spiunit rus, pas trajtimit intensiv në spitalin britanik, pas dyshimeve se bashkë me të atin u helmuan nga një agjent nervor. Deri tani, Britania e Madhe ka bërë përgjegjës Rusinë për këtë akt, që fatmirësisht është zbuluar në kohë.

Sipas mediave britanike, 33-vjeçarja Yulia Skripal, vajza e Sergei Skripal ka lënë spitalin pas rikuperimit të plotë dhe është dërguar në një vend të sigurt.

Ndërkohë, mjekët kanë deklaruar se babai i saj, Sergei është përmirësuar ndjeshëm, por ka nevojë sërish për vëmendjen e mjekëve në spital.

Babë e bij u helmuan me agjent nervor më 4 mars të këtij viti, ndërsa në shenjë sensibilizimi bashkë me Britaninë e Madhe dhjetëra shtete, përfshirë SHBA dhe Shqipërinë kanë dëbuar diplomatët rusë nga vendet e tyre.

Moska zyrtare nga ana tjetër e ka mohuar përfshirjen e saj në këtë ngjarje.

Të fundit