Flash News

KRYESORE

U kritikua për izolimin e vendit për Bajram, reagon Rama: Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes

U kritikua për izolimin e vendit për Bajram, reagon Rama: Zoti u

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave lidhur me masat e marra në fundjavë prej situatës së pandemisë, që përkon edhe me festën e Fiter Bajramit të dielën për besimtarët myslimanë.

Në një reagim në Fb, Rama akuzon opozitën se ‘po përpiqen për të nxitur komunitetin mysliman t'u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram’.

Rama sqaron se nga nesër xhamitë do të hapen në të gjithë vendin me të gjitha kufizimet përkatëse.

“Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t'u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram

Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre

Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit🕌⛪️

Duke ju uruar megjithë zemër bajramin besimtarëve muslimanë, uroj edhe që hapja e xhamive (nën kujdesin e madh të drejtuesve shpirtërorë të komunitetit për respektimin e protokollit të propozuar prej vetë atyre) të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë”, shkruan Rama.

Të fundit