Flash News

KRYESORE

U largua nga stadiumi gjatë ndeshjes, flet trajneri i Tiranës: Duhej të bëja darkën!

U largua nga stadiumi gjatë ndeshjes, flet trajneri i Tiranës: Duhej

Gjatë ndeshjes së Tiranës me Pogradecin, trajneri Ze Maria u largua nga stadiumi akoma pa përfunduar takimi.

I ftuar në programin, Proçesi Sportiv të Edi Manushit, Ze Maria ka treguar edhe arsyen që e çuan në braktisjen e skuadrës së tij.

“Pas ndeshjes duhet të shkoja në shtëpi, të bëja gati darkën, prandaj e kisha me ngut, të shkoja në shtëpi. Ishte momenti i lojtarëve, trajneri flet pak. Kur humbet, dhe kur fiton, duhet të flasë më pak. Duhet të festojnë djemtë. Janë çastet e tyre. Pas 8 muajsh, pas një pune të lodhshme, duhet të flisnin ata, gazetarët e kush ndodhej në stadium. Unë kam të gjithë kohën për të folur. Bëhet fjalë për gjëra që duhet t’i sqaroj me ato që i takojnë”, u shpreh trajneri.

I pyetur më tej nëse ishte një notë proteste largimi pas ndeshjes, Ze Maria u shpreh, “Siç e thashë, unë vij nga Italia, që nga futbolli, kam luajtur vetëm në veri të Italisë, ku mentaliteti është më i hapur. Atje gjërat janë më të sakta, më të përpikta. Njeriu ka rregullat e tij, është më i organizuar. Këtë gjë kam dashur të rrënjos në mendjet e lojtarëve të mi. Problemet më pas fillojnë në ambientet rreth skuadrës. Do e diskutoj me drejtuesit nëse do të vazhdoj apo jo më tej. Do i bëj këto sqarime kokë për kokë, me qetësi dhe pa ngut”.

Të fundit