Flash News

KRYESORE

"U merrte para studentëve për provimet", arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës dhe sekseri

"U merrte para studentëve për provimet", arrestohet pedagogu

Një pedagog i Universitetit të Korçës ka rënë në pranga pas arrestimit nga policia për korrupsion.

Pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin “Fan Noli” Alket Dino merrte para në këmbim të dhënies së provimit për studentët.

Mësohet se bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi Xhevi Dervishi, sekser, i cili dyshohet se ndërmjetësonte për të përfituar nga paratë e narra nga studentët.

Ata janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni aktiv" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm".

Të fundit