Flash News

KRYESORE

U ngacmua seksualisht, 23-vjeçarja shqiptare bën rrëfimin tronditës: Ish-ministri më futi me zor në dhomë, fiku dritën dhe më preku (VIDEO)

U ngacmua seksualisht, 23-vjeçarja shqiptare bën rrëfimin

Detaje rrëqethëse vijnë nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, sulmoi seksualisht mbrëmjen e djeshme një 23-vjeçare. E reja shprehet se kishte shkuar për të vizituar vajzën e saj të vogël në Spitalin e Pejës, por mjeku e ftoi në zyrën e tij.

23-vjeçarja shprehet se për ta ‘tërhequr’ deri tek zyra, mjeku pretendoi sikur do t’i tregonte disa pajisje për shërimin e vajzës, e cila ka 17 ditë që po qëndron në spital.

Sipas rrëfimit të së gruas së re, në vend të pajisjeve për shërimin e së bijës, mjeku tentoi diçka tjetër.

“Më kapi për dore dhe më futi brenda me zor, e mbylli derën dhe e ndali dritën. Unë i thash doktor çelë derën se e thirri sigurimin, ai më tha ‘dua të ta mati pulsin e zemrës’. Tentoi të më ledhatonte dhe të më puthte në qafë. Në atë moment unë e shtyva atë dhe e çela derën e ika”, ka rrëfyer viktima.

Kujtojmë se, kjo nuk është hera e parë që ish-ministri Baliq përflitet për çështje të tilla. Në 2018, një praktikante e infermerisë në Spitalin e Pejës, institucion në të cilin ai punon si doktor, e ka akuzuar për ngacmim seksual, ngjarje që u mbyll për mungesë provash.

Ndërkohë Prokuroria e Pejës thotë se “Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”.

Të fundit