Flash News

KRYESORE

U punësua nga platforma, sugjerimi që i jep Rama: Mbase duhet të ndezësh një qiri për ‘Shën Andonin’

U punësua nga platforma, sugjerimi që i jep Rama: Mbase duhet të

Një prej rasteve që Edi Rama prezantoi sot si sukses të platformës ishte rasti i një zonje e cila ishte punësuar në një kopsht jo publik në Vlorë.

Ajo tha se pas takimit të vjehrrit të saj me kryeministrin Rama, gjatë një dëgjese publike, ajo është kontaktuar nga zyra e Punës dhe më pas u bë e mundur punësimi i saj në një kopsht jo publik në Vlorë.

Duke ju referuar emrit të vjehrrit të saj dhe mbiemrit të drejtoreshës së kopshtit, Rama i sugjeroi se duhet të ndez një qiri për ‘Shën Andonin’.

“Mbase duhet të ndizni një qiri për ‘Shën Andonin’, se vjehrri Andon Prifti, drejtoresha Margarita Andoni, si duke është i shenjti që ju ka ndjekur”, u shpreh Rama.

Të fundit