Flash News

KRYESORE

“U ulëm me vështirësi”/ Rama nga Brukseli: Për Shqipërinë nesër është “D-DAY”

“U ulëm me vështirësi”/ Rama nga Brukseli: Për

Edhe pse ndodhet në Bruksel në një takim shumë të rëndësishëm informal për integrimin, Kryeministri Rama e ka të gjithë vëmendjen të dita e nesërme, kur do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve, ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Për ne, Shqipërinë, nesër është “D Day”, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin", tha Rama në fjalën e tij për mediat e pranishme aty.

Sa i përket takimit të sotëm Rama tha se do të diskutohet për metodologjinë e re të zgjerimit të BE për të cilën ai shpreson se do të jetë një platformë mirëkuptimi mes vendeve anëtare.

"Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por, në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare”, nënvizoi nga Brukseli, Kryeministri i Shqipërisë.

Kujtojmë se në këto momente po  zhvillohet takimi joformal i Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Michel ka dhënë një deklaratë për mediat, në nisje të takimit. Ai ka konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit dhe ka shprehur mbështetjen.

Të fundit