Flash News

KRYESORE

‘Unaza e Re/ Rama i quan protestuesit “zaptues profesionistë”: Asnjë dëmshpërblim për ta, të largohen nga rruga

‘Unaza e Re/ Rama i quan protestuesit “zaptues

Kryeministri Edi Rama është treguar prerë, teksa u përgjigjet protestuesve të ‘Astirit’ se nuk do të ketë asnjë dëmshpërblim për ta.

Madje, ai thotë se është abuzuar me fjalën ‘legalizim’ dhe nuk mund të quhet i tillë vetëm nëse një banor ka aplikuar për një proces të tillë.

Ndër të tjera kryeministri i cilëson protestuesit ‘zaptues profesionistë’.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Ka një abuzim të madh me konceptin “jam në proces legalizimi”. Kjo nuk do të thotë se nëse ke aplikuar për legalizim, godina do të legalizohet me doemos.

Kërkohet dëmshpërblim 100? Po pse?

Dëmshpërblim nga buxheti i shtetit që është kontributi i t gjithëve për të ndërtuar kopshte, rrugë e spitale, për të dëmshpërblyer zaptuesit profesionistë me vila e biznese gjatë periudhës së rrumpallës së madhe?

Kjo është e papranueshme, nuk tretet në asnjë formë.

Ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t’i hapin rrugë zhvillimit e të mos turpërojnë vetën e familjet e tyre, duke u bërë gazi i botës e mish për top të atyre që s’u ka mbetur asgjë tjetër veç të shqyejnë flamurin e opozitës.

Të fundit