Flash News

KRYESORE

“Unë jam mjek”, cila është historia e shqiptarit që la nusen në kishë dhe rendi të shpëtonte një jetë

“Unë jam mjek”, cila është historia e shqiptarit

Historia e një mjeku shqiptar që jeton në Peruxhia të Italisë ka marrë vëmendjen e shumë mediave të huaja kohët e fundit.

Ai quhet Sokol Berisha dhe ngjarja që e bëri atë hero ndodhi gjatë kohës kur ai po martohej. Ndërsa i ka thënë ‘po’ të fejuarës së tij, Berisha ka parë jashtë një njeri që po binte në tokë pa ndjenja.

“Unë jam mjek”, tha ai, dhe pa u menduar dy herë ka lënë nusen në altar dhe ka rendur për të marrë një defribilator, duke i shpëtuar jetën 60 vjeçares që kishte humbur ndjenjat.

60 vjeçarja ka qenë një turiste që po kalonte pranë kishës ku po martohej Berisha. Gjesti i tij është vlerësuar nga të gjithë, duke e quajtur edhe si “dhëndri hero”.

Të fundit