Flash News

KRYESORE

Vajza injoron presidentin gjatë fjalës së tij në OKB

Vajza injoron presidentin gjatë fjalës së tij në OKB

E bija e presidentit Ilham Aliyev të Azerbajxhanit, ka injoruar të atin gjatë fjalës së tij në OKB.

Vajza e presidentit është filmuar duke bërë selfie gjatë fjalimit të babait të saj në OKB për genocidin.

Presidenti Ilham Aliyev po mbante një fjalim tejet të rëndësishëm përpara liderave botërorë në New York rreth luftës së përgjakshme Nagorno-Karabakh të vitit 1992, por siç duket fjala e tij së pari, është injoruar nga e bija.

33-vjeçarja, Lejla Aliyeva, e cila ishte ulur pranë nënën së saj, dukej shumë e shqetësuar ndërsa nuk po arrinte të bënte një foto siç ajo donte. 

Video është bërë virale në internet pasi u publikua nga Asambleja e Përgjithshme.

Të fundit