Flash News

KRYESORE

Vajza që humbi jetën në aksidentin e Durrësit, flet mamaja: Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne

Vajza që humbi jetën në aksidentin e Durrësit, flet mamaja:

Mamaja e vajzës që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në aksidentin e Durrësit ka treguar për Report Tv se vajza ishte nisur për në Itali dhe se shkonte shpesh atje pasi punonte tek një shoqe e saj. Gjithashtu, ka treguar se ajo jetonte me familjen dhe pse ishte e martuar dhe i ndihmonte ata financiarisht.

“Vajza ime ishte nisur për në Itali, shkonte herë pas here në Itali pasi punonte te dyqani i shoqes së vet. Kjo ishte hera e 4 që po shkonte. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di çfarë problemi pati që nuk u nis në Itali. Lajmin e vdekjes e kanë mësuar shoqet e saj që jetojnë në Itali pasi e panë në televizor. Në mëngjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne, dhe na ndihmonte financiarisht pasi jemi të varfër. Unë punoj në fshese turni i 3 cdo natë” është shprehur për Report Tv nëna e vajzës, Rozafa Glloga.

Të fundit