Flash News

KRYESORE

Van Dijk injoron Ronaldon: Pse, ky është në garë për Topin e Artë?

Van Dijk injoron Ronaldon: Pse, ky është në garë për

Virgil van Dijk sot ka thumbuar yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, në mbrëmjen gala të Topit të Artë. Holandezi, i cili mbërriti bashkë me bashkëshorten e tij, u pyet për një koment nga një gazetar. "Cristiano Ronaldo nuk do të jetë sonte. Pra, një konkurrent më pak për Topin e Artë", - ishte ngacmimi i tij.

"Pse, ishte konkurrent për fitues ai?!", është përgjigjur Van Dijk. Mbrojtësi shtatlartë i Liverpool-it ka shtuar më tej rivalitetin në Champions League të këtij sezoni me këto fjalë. Duhet parë se si do të reagojë Ronaldo.

Të fundit