Flash News

KRYESORE

Vasili akuzon Ramën: Ju ke pirë gjakun shqiptarëve me koncesione

Vasili akuzon Ramën: Ju ke pirë gjakun shqiptarëve me koncesione

Petrit Vasili i cili mban edhe postin e kreut të LSI-së ka hedhur akuza  në drejtim të kryeministrit Edi Rama,gjatë një takim me të rinjtë e kësaj force politike në Lushnje.

Vasili, në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, ka folur për takimin që ka pasur me të rinjtë në këtë qytet, duke theksuar se LSI-ja ka një program për të ulur taksat, që të pasurohen njerëzit dhe jo oligarkët.

Kreu I LSI-së, ka atakuar koncesionet që qeveria Rama ka bërë në këtë 4 vite, që sipas tij po ju pijnë gjakun shqiptarëve.

“Nga takimi i shkëlqyer me të rinjtë e Lushnjes: “Ne kemi plan që t’i pasurojmë njerëzit, jo të pasurojmë oligarkët. Dhe për këtë, në këtë plan që është plan dhe jo tepsi. Është plan që ul taksat, që njerëzit të kenë më shumë para për veten e tyre. Ia ul tatimin atij që punon, pra nuk ia merr gjakun nga rroga që të pasurojë oligarkun, sepse i merr këto para që fëmijët tanë të jenë më të pasur, më të shëndetshëm, jo që të kemi pikërisht ato koncesione që ia pinë gjakun”.-shkruan Vasili.

Të fundit