Flash News

KRYESORE

Vdekja e 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja në garazh, vjen reagimi i parë i Gardës

Vdekja e 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja në garazh, vjen reagimi i

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00, ku shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë brenda makinës së tij, ka reaguar Garda e Republikës.

Përmes një njoftimi në media, Garda ka dhënë detajet e para për ngjarjen.

DEKLARATA E GARDES SE REPUBLIKES

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Të fundit