Flash News

KRYESORE

Veç vrasjeve në Lezhë e Durrës, i japin fund jetës dy persona në Elbasan e Prrenjas

Veç vrasjeve në Lezhë e Durrës, i japin fund jetës dy

Fillimi i kësaj jave, që shënon dhe fundin e një muaji tjetër të gjatë mes masave kufizuese të pandemisë, regjistroi të paktën 6 viktima në vend, që erdhën jo për shkak të koronavirusit, por për shkak të vrasjeve apo vetëvrasjeve.

Veç Lezhës ku u vranë dy persona, dhe Durrësit ku mbetën të ezekutuar në atentat dy vëllezër, në Elbasan dhe Prrenjas dy shtetas u vetëvarën. Sipas Policisë, në “lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, në banesën e tij është gjetur i  vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç.  Nga këqyrja paraprake e kufomës  nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja.

Ndërkohë në fshatin Stravaj , Librazhd, është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi F.A., 30 vjeç. Nga këqyrja paraprak e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse shenja të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rregullave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në rastin e Elbasanit, personi i vetëvarur është një biznesmen në fushën e këmbimit valutor. Ndërsa dyshohet se shkak i ngjarjes mund të kenë qenë borxhet e shumta, që biznesmeni ka pasur. Ndërkohë në Prrenjas, 30-vjeçari ishte djali i një biznesmeni në këtë qytet, dhe deri më tani nuk raportohet të ketë pasur probleme.

Të fundit