Flash News

KRYESORE

Vendimi i qeverisë/ Drejtori i antikorrupsionit në kryeministri, pjesë e bordi drejtues të Hipotekës

Vendimi i qeverisë/ Drejtori i antikorrupsionit në kryeministri,

Një nga vendimet e miratuara sot nga qeveria është për ndryshimin e vendimit për caktimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Në vendim thuhet se me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi “Shkronja “a”, e pikës 1, të vendimit nr.36, datë 16.1.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon: Z. Pirro Vengu, përfaqësues i Kryeministrit;”.

Aktualisht Vengu mban pozicionin e drejtorit i antikorrupsionit në Kryeministri.

Vendimi i plotë

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.36, DATË 16.1.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E ANËTARËVE TË BORDIT DREJTUES TË ZYRËS SË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 12, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 5, të kreut II, të vendimit nr.752, datë 2.11.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurës dhe kritereve për caktimin e anëtarëve të bordit drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe të masës së shpërblimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shkronja “a”, e pikës 1, të vendimit nr.36, datë 16.1.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“a) Z. Pirro Vengu, përfaqësues i Kryeministrit;”.

  1. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe bordi drejtues i saj për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit