Flash News

KRYESORE

Vera Ora koment tipik "shqiptar" për Ritën: Do ftohesh

Sërish janë rikthyer lajmet se Rita Ora mund të jetë në një lidhje me këngëtarin tre vite më të vogël, Liam Payne. Bashkëpunimi i tyre "For You" mendohet të ketë qenë momenti kur ka ndodhur një flirt mes dy këngëtarëve.

Megjithëse dyshja i mohoi këto lajme dhe të dy nisën jetën e tyre me partnerët përkatës, daljet e tyre janë shpeshtuar së fundmi dhe  lajmet për një lidhje të mundshme u rikthyen.

Çifti kanë darkuar në një restorant në Londër dhe Rita kishte veshur një fustan që zbulonte më shumë se sa duhet.

Dhe Vera, mamaja e Ritës i ka lënë komentin tipik shqiptar së bijës:

"Oh jo... zemër do ftohësh ashtu. Hi hi".

Nuk besojmë të ketë ndonjë vajzë në Shqipëri që qoftë njëherë të vetme të mos i ketë thënë mamaja për një veshje të "ekzagjeruar: "Do ftohesh moj bijë."

Të fundit