Flash News

KRYESORE

Version i ri për dëmtimin e efektives: Kapsollja u hodh nga policia, synohej fajësimi i protestuesve

Version i ri për dëmtimin e efektives: Kapsollja u hodh nga policia,

Banori i ‘Unazës se Re’, Lutfi Kastrati, që ishte pjesë e protestës para parlamentit u shpreh se kapsollja ndaj efektives Ina Nuku nuk u hodh nga Daniel Dobraj. Ai dyshon se mund te jetë hedhur nga policët civilë që ishin mes protestuesve, për të demtuar aksionin e tyre.

“Në mesin tonë ka shumë civilë nga policia. Dyshojmë se kapsollat mund t'i kenë hedhur ata persona për të shkaktuar amulli tek protestuesit dhe për të fajësuar protestuesit. Prandaj, nuk është e provuar që e ka hedhur Danieli, një 18 vjeçar. Arrestimi i Ilirjanit, Danjelit, Dorianit, janë liderët e kësaj proteste dhe jo pa qëllim janë ndaluar”, përfundoi ai.

I mituri Dobraj u la në burg nga gjykata, teksa u shfaq me dorë të fashuar.

https://www.youtube.com/watch?v=VVaVa2hu4fk

Të fundit