Flash News

KRYESORE

Vetëm një zjarrëfikëse në Martaneshin që digjet prej 3 ditësh, rrezikohen banesat e fshatit Theken

Vetëm një zjarrëfikëse në Martaneshin që digjet

Emergjencat civile nuk e kanë fare në llogari zjarrin që po dje në Martanesh me dhjetra ha pyje e shkurre. Banorët janë të alarmuar se në Martanesh, rreziku i zjarrit nuk ka kaluar ende. Një zjarr i përmasa të mëdha ka rënë këtë herë në fshatin Theken. Raportohet se nga zjarri rrezikohen disa banesa dhe disa biznese. Zjarri në Martanesh vijon të jetë aktiv që prej disa ditësh, ndërsa flakët kanë përpirë 150 ha pyje dhe shkurre.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet vetëm një zjarrëfikëse, e cila e ka të pamundur që të mbajë në kontroll situatën.

“BalkanWeb” raporton se flakët i janë afruar minierave, ndërsa në rrezik janë vënë makineritë. Dje disa banesa u dogjën, ndërsa disa familje u euvakuuan. Po ashtu, flakëve nuk u shpëtuan as disa kasolle për bagëtitë.

Më e përshkallëzuar ka qenë situata në fshatin Lenë, ku u evakuuan 10 familje.

 

 

 

 

Të fundit