Flash News

KRYESORE

Vëzhgimi i Politiko/ Qindra shtëpi do prishen në Tiranë, plani që nisi me ‘Unazën e Re’ do prekë edhe këto zona të tjera

Projekti i zgjerimit të ‘Unazës së Re’, ku 2.2 km do kushtojnë 40 milion euro ka ngjalluar reagimin e banorëve, për shkak të çmimit të ulët të kompensimit te banesave të legalizuara dhe dyshimeve se pas saj qëndrojnë interesa për përfitime financiare. Megjithatë, ‘Unaza e Re’ është vetëm fillimi i një sërë projektesh në Tiranë, të propozuara nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zgjerimin dhe ndërtimin një rrjeti të ri rrugor, të cilat pritet të fillojnë gradualisht. Vëzhgimet e Politiko.al tregojnë se ndër zonat kryesore që do të preken nga ndërtimi i rrugëve interurbane janë: Lapraka, Kinostudio, Sauku, Xhamlliku dhe Yzberishti. Ndërtimi i tyre në zona pupulluara pritet të prekë mjaft shtëpi, pasi vepra të tilla përbëhen nga të paktën katër korsi lëvizje plus një tjetër emergjence. Pjesë e projekteve të miratuara të AKPT-së është edhe ndërtimi linjës hekurudhës, Tiranë – Rinas – Durrës, e cila fillon tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet. Kostoja totale e projektit, që po ashtu do detyrojë mijëra familje të largohet nga shtëpitë e tyre llogaritet në 90.5 milionë euro dhe do të përfundojë në mesin e vitit 2020. Klikoni këtu për të parë projektet:

Laprakë:

Kinostudio:

Sauk:

Yzberisht:

Xhamlliku:

Të fundit