Flash News

KRYESORE

Video/ Almedës i kujtojnë operacionin e djalit, përlotet në studion e emisionit turk

Almeda Abazi është një nga shqiptaret më të përfolura që punon dhe vepron prej vitesh tashmë në Turqi. Ajo është e martuar me aktorin e famshëm Tolgahan Saysiman me të cilin kanë dhe një djalë, Efehanin.

Efejhan, para disa muajsh ka kaluar disa probleme shëndetësore, i cili edhe pse shumë i vogël iu desh të përballohej me një operacion shumë të vështirë.

E ftuar në një emision turk në "Kanal D", Almeda ka treguar për gjithë çfarë kanë kaluar me Efehanin e vogël dhe madje edhe është përlotur në studio:

“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vetë: ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thoshin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një kist i vogël. U shokova. Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël.”

Më pas Almeda ka treguar se tashmë djali i tyre është shumë mirë.

Të fundit