Flash News

KRYESORE

Video/ Ambasada e SHBA-së: Lufta kundër korrupsionit prioriteti ynë, si mund të ndihmojë media

Video/ Ambasada e SHBA-së: Lufta kundër korrupsionit prioriteti

Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se qeveria amerikane është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, që është edhe prioritet i punës së institucionit.

Në profilin në Facebook, ambasada njofton se çdo javë do të tregojnë një nismë që kanë ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në vend.

“Këtë javë, mësoni se si media mund të ndihmojë për një gjyqësor të përgjegjshëm dhe mund të kontribuojë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në tetor, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA dërgoi një grup me tetë gazetarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të mësuar mbi rolin e medias amerikane në shtetin ligjor. Kur u kthyen, gazetarët biseduan me zyrtarë të ambasadës për të ndarë përvojën e tyre në Shtetet e Bashkuara.”, ishte njoftimi i ambasadës së SHBA-së.

Të fundit