Flash News

KRYESORE

VIDEO/ “Ç’a bën mer…”; Polici qëllon me grushta të prangosurin, një tjetër efektiv e mban nga duart

VIDEO/ “Ç’a bën mer…”; Polici qëllon

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon rastin e paprecedentë ku një efektiv policie godet me grushte në fytyrë një të ri, ndërkohë që ai është i prangosur. Në videon, e publikuar nga Brryli Broadway, duket qartazi momenti kur efektivi sulet duke e goditur me grushte fytyre të prangosurin, teksa një tjetër e mban atë nga krahët.

Vetëm pak metra larg, në derën e makinës së Policisë, ndodhet edhe një i arrestuar tjetër, i cili ngre zërin në momentin që ushtrohet dhuna ndaj shokut të tij.

“Ç’a bën mer…s’e prek asnjoni…ejj….Të q**** motrën mor…”, dëgjohet që bërtet ai, teksa ndodhet i rrethuar nga forca policie.

Pamjet e videos përbëjnë një tjetër rast të paprecedentë të dhunës policore ushtruar ndaj qytetarëve. Kujtojmë se, rreth një muaj më parë, u publikua një video ku efektivë të policisë dhunuan një adoleshent në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet, ngjarje për të cilën u deklarua se “nuk iu bind urdhrave të efektivëve”.

Të fundit