Flash News

KRYESORE

Video/ Duartrokiti me ironi policët, protestuesi arrestohet në spital; Ndërhyn deputeti i PD: Liroje se ta sjell unë

Video/ Duartrokiti me ironi policët, protestuesi arrestohet në spital;

Një protestues i zonës së ‘Astirit’ është arrestuar në ambientet e Spitalit Ushtarak, ku po shoqëronte nënën e tij, e cila humbi ndjenjat në përplasje me policinë përballë godinës së parlamentit.

Protestuesi Dorjan Propoduari, një ndër më aktivët e tubimeve të zhvilluara përgjatë këtyre 20 ditëve, u arrestua nga disa efektivë policie. Ndërsa shoqërohej drejt makinës së policisë, deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili në këto momente po vizitonte protestuesit e plagosur ka ndërhyrë te policët, duke u kërkuar që ta lirojnë, pasi nëna e tij ndodhej në operacion.

Nga ana tjetër, sipas gazetares së Fax News, e cila raportoi pranë spitalit, shkak për arrestimin e Dorjan Propoduarit është bërë fakti se ai ka duartrokitur me ironi e duke theksuar ‘kjo është policia që duam’ efektivët e policisë në ambientet e spitalit.

Ndiqni videon pas minutës së minutës së katërt:

Të fundit