Flash News

KRYESORE

Video/ Futbollisti anglez u dhunua nga djali i presidentit të Laçit, Tirana pret reagimin e policisë

Video/ Futbollisti anglez u dhunua nga djali i presidentit të Laçit,

Klubi i futbollit Tirana ka denoncuar në polici dhunën ndaj sulmuesit anglez, Majkëll Ngo në korridorin e stadiumit Selman Stërmasi, pas ndeshjes me Laçin, 1:1. Incidenti nisi kur 26-vjeçari shkëmbeu disa fjalë me presidentin e Laçit, Pashk Laska. Më pas ndërhyri djali i tij, Kleo që sulmoi futbollistin Ngo dhe mesfushorin Eni Imami.

“Klubi i Futbollit Tirana denon ashper ngjarjet e ndodhura dje ne stadiumin “Selman Stermasi”. Lojtaret e Tiranes u provokuan dhe u dhunuan. Klubi i ka vene ne dispozicion te Policise se Tiranes pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur ne perfundim te ndeshjes Tirana - Laçi dhe pret zbardhjen e ngjarjes si dhe pasojat ligjore. Dje skuadra u vodh ne fushe, ne nje ndeshje qe mund te luhej deri ne te gdhire sipas kryesorit Kridens Meta dhe me pas u provokua dhe u godit turpshem. Pamjet filmike jane depozituar ne Policine e Tiranes. Ngjarjet e dy javeve te fundit do te relatohen gjithashtu ne UEFA dhe FIFA”, shkruhet në njoftimin e klubit bardhë e blu.

Agravimi i mëtejshëm i situatës u ndalua, pas ndërhyrjes së stjuardëve në një kohë që pritet të merren masa edhe nga Komisioni i Disiplinës ne FSHF. Të dy klubet rrezikojnë gjoba të majme deri në heqje pikësh nga tabela e klasifikimit.

https://www.youtube.com/watch?v=t7qjEgs-Ckk

Të fundit