Flash News

KRYESORE

Video/ Janë pranë njëra-tjetrës, Veliaj vlerëson godinën që u rikonstruktua por për teatrin thotë se do shembet

Erion Veliaj pretendon se ka publikuar një tjetër provë të fortë në favor të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku i Tiranës, ka publikuar një video që tregon gjendjen e një prej mureve të godinës së teatrit.

Për ata që e kanë të vështirë të orientohen se ku ndodhet, Veliaj jep edhe adresën. Si pikë referimi kryebashkiaku përmend godinën ku ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit. ‘Ndërtesa e bukur e kuqe’, thotë Veliaj për godinën e KLSH-së, e cila është ngjitur me teatrin.

Por kryebashkiaku harron se edhe ajo, ‘ndërtesa e bukur e kuqe’, pak muaj më parë nuk ishte kaq e bukur, për të mos thënë që ishte thuajse e ngjashme me teatrin sot, por u bë e kuqe dhe e bukur pasi u rikonstruktua.

Por ky standard nuk vlen për godinën e teatrit, ajo duhet të shembet, thotë Veliaj dhe qeveria, dhe për këtë miratuan edhe ligjin.

"Kush kalon te ajo ndërtesa e bukur e kuqe pranë Bashkisë Tiranë ku është Kontrolli i Lartë i Shtetit, le t’i hedhë një sy murit të Teatrit të Vjetër përballë, për të parë si ka degraduar materiali i parinovueshem i tallashit të shkrepseve të ‘39! 🤦🏻‍♂️⚠", shkruan Veliaj.

Të fundit