Flash News

KRYESORE

Video/ Kapen 151 kg marijuanë në Shkodër, në pranga tre persona; droga do trafikohej me dy mjete në Malin e Zi

Video/ Kapen 151 kg marijuanë në Shkodër, në pranga tre

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 151 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Në kuadër të operacionit të koduar “BARDHAJ”, ranë në pranga tre trafikantët, njëri nga Shkodra dhe dy të tjerë nga Mali i Zi.

Sipas policisë, droga kishte destinacion Malin e Zi.

Njoftimi:

Nga Strukturat e DVP Shkodër, mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore, pasi janë grumbulluar informacione në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike drejt Malit të Zi, u finalizua me sukses operacioni policor “Bardhaj", ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. P., 25 vjeç, banues në Shkodër
  2. B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi.
  3. R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi

Kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volksëagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar "marijuanë" me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale,  u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, vepra këto të parashikuara nga nenet 283/a/2, 22 dhe  283/2 të Kodit Penal.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-02-at-08.47.04.mp4"][/video]

Të fundit