Flash News

KRYESORE

Video/ Kur ministria Ekonomi promovonte biznesin e Valdrin Pjetrit: Hotel me standarde të larta

Video/ Kur ministria Ekonomi promovonte biznesin e Valdrin Pjetrit: Hotel me

Kryebashkiaku në pritje i Shkodës, Valdrin Pjetri rezulton te jete nje emër i njohur në nivelet e larta ne Partinë Socialste, edhe para se të kandidohej nga Edi Rama. Rreth 2 vite më parë, në 25 prill 2017, ne igaugurimin e hotelit te tij ne zonen e Farkes ishte e pranishme edhe ministria e Ekonomise ne ate kohe, Milva Ekonomi.

Ekonomi vlerësoi investimin e Pjetrit, duke thënë se është me standard bashkëkohore. “Unë besoj se gjithë operatorët dhe agjencitë që janë prezent e shikojnë që është hotel i standardeve dhe ajo që kuptuam që ajo që ministria kishte shpallur për të qënë pjesë e strukturave akomoduese në Shqipëri janë përdorur nga kjo strukturë akomoduese. Besoj ka për të ndihmuar në rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri” , deklaroi Ekonomi.

Ndërsa Pjetri deklaroi asokohe se Pjetri ambientet e hotelit, ashtu si dhe shërbimi, janë konceptuar dhe realizuar sipas standardeve më të fundit ndërkombëtare në sektorin e akomodimit.

“Këtu kemi 22 dhoma hotel të përbëra nga dhoma standard ekzekutiv dhe suitë , kemi një kat që është BudaSpa që është dedikuar vetëm për zonë relaksi me hamam, xhakuzi, sauna dhe të gjithë facilitetet për tu ndjerë mirë dhe për një fundjavë ndryshe. Gjithashtu kemi një restorant lart me pamje të pjesës nga kodrina të superstradës. Këto janë kushtet që ne ofrojmë në hotelin tonë me 4 yje “Privileg hotel SPA”. Çmimet janë shumë konkurruese në treg. Ne kemi studiuar tregun dhe kemi dalë me çmime shumë konkurruese”, deklaronte Valdrin Pjetri.

https://www.youtube.com/watch?v=rHybuYG4KbQ

Të fundit