Flash News

KRYESORE

Video/ Meta me ‘kokë poshtë’, si e gjeti zyrën Rakip Suli në bashkinë e Kamzës: Kur hyra bëra vetëm një ndryshim

Video/ Meta me ‘kokë poshtë’, si e gjeti zyrën Rakip

Rakip Suli u betua dje në mesditë si kreu i ri i bashkisë së Kamzës, i pari përfaqësues nga PS pas 12 vitesh nën drejtimin e PD.

Ndonëse drejtuesi i mëparshëm Xhelal Mziu rezistoi deri në orarin zyrtar, 16.00, në momentin që Suli hyri në zyrën e kryebashkiakut ra në sy ambienti i boshatisur.

Gazetarja Esiona Konomi ka vënë re një moment që nuk e ka anashkaluar dhe e pyet nëse ka një mesazh të caktuar fakti që fotografia e presidentit Ilir Meta u gjet me kokë poshtë.

Gazetarja: Pas shpinës suaj shikojmë foton e Ilir Metës me kokë poshtë, a ka ndonjë kuptim?

Suli: Fatmirësisht, kam hyrë bashkë me median dhe unë vetëm, kam lëviz vetëm karrigen se më shijon kjo më shumë se ajo që ishte më parë.

Të fundit