Flash News

KRYESORE

Video/ Qytetarët “privatizojnë” rrugën e Myslym Shyrit : 5 euro për çdo makinë që kalon  

Video/ Qytetarët “privatizojnë” rrugën e Myslym

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish këtë mëngjes para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e 23 protestuesve të arrestuar në Kukës. Këta të fundit, protestuan paraditen e së shtunë te Rruga e Kombit kundër vendosjes së taksës 5-22 euro për çdo automjet që kalon.

Mësohet se fillimisht, protestuesit kanë qëndruar në trotuarin para drejtorisë por më pas ka qenë policia ajo që ka kërkuar zhvendosjen e tyre në rrugë duke u bërë shkak për qarkullimin normal të makinave.

Policia ka kërkuar zhvendosjen e qytetarëve me justifikimin se bllokojnë kalimin e qytetarëve të tjerë.

Mirëpo, edhe në rrugë, qytetarët kanë ironizuar vendimin e qeverisë “Rama”, ndërsa nuk kanë lejuar kalimin e automjeteve me kusht që të paguajnë fillimisht një shumë prej 5 eurosh.

Në videon e Ora news shihet qartë se si protestuesit bllokojnë makinat, duke u thënë se kalojnë nëse paguajnë nga 5 euro. Ka qenë deputeti i PD, Klevis Balliu ai që ka qetësuar protestuesit duke lejuar qarkullimin e mjeteve.

Të fundit