Flash News

KRYESORE

Vieira përkëdhel dhe kritikon Balotellin-n: Talent i madh, por nuk e kupton futbollin

Vieira përkëdhel dhe kritikon Balotellin-n: Talent i madh, por nuk e

Mario Balotelli u rikthye në Serie A te Brescia pas një aventure te Nice në Ligue 1, ku trajner i tij ishte Patrick Vieira. Në një intervistë për mediat italiane, ky i fundit ka komentuar zhvillimin e sulmuesit.

"Në fakt, ka qenë një kënaqësi e madhe për mua të punoja me Marion. Për të është e vështirë të kuptojë që futbolli është një lojë skuadre, që duhet ta vendosësh veten në shërbim të ekipit. Ai ka një talent të madh, më erdhi keq që nuk munda të merrja më të mirën e tij. Gjithsesi, mendoj se Mario ka ende kohë për të mësuar", - ka deklaruar legjenda Vieira.

Deri tani Balotelli ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje te Brescia. Ende jo aty ku duhet, por - siç thotë dhe Vieira - ka kohë...

Të fundit