Flash News

KRYESORE

Vijojnë problemet në Kapshticë, pala greke nuk lejon kalimin e qytetarëve shqiptarë

Vijojnë problemet në Kapshticë, pala greke nuk lejon kalimin e

Në pikën kufitare të Kapshticës vazhdojnë problemet, nga ana e palës greke, e cila nuk lejon qytetarët shqiptarë të kalojnë drejt shtetit fqinj.

Doganierët grekë lejojnë të kalojnë vetëm qytetarët që janë me dokumente apo pasaportë greke dhe me pasaportë të vendeve të Bashkimit Europian.

Aktualisht në Kapshticë nuk ka asnjë njoftim nga pala greke se kur do të rregullohet defekti në sistemin kompjuterik që sipas tyre është jashtë funksionit prej 48 orësh.

 

Të fundit