Flash News

KRYESORE

Vijojnë protestat në Gaza, shkon në 59 numri i viktimave, rreth 2800 të plagosur

Vijojnë protestat në Gaza, shkon në 59 numri i viktimave, rreth

Numri i viktimave në përballjet midis protestuesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite përgjatë barrierës mbrojtëse të Gaza-s dhe shtetit hebraik, ka arritur në 59 të vdekur dhe rreth 2800 të plagosur.

Sipas raportit të Amnesty International midis viktimave ka edhe minorenë.

Protestat dhe kundërshtimet e palestinezëve pritet të vazhdojnë kundër vendimit të Uashingtonit për të hapur ambasadën në Jeruzalem, pasi sipas tyre kjo i njeh Izraelit kontrollin mbi qytetin e shenjtë.

Presidenti Donald Trump, përmes një postimi në Twitter është shprehur se hapja e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem është një mundësi e madhe për Izraelin.

Ndërkohë sot janë parashikuar protesta të tjera me rastin e 70-vjetorit të shtetit izraelit.

Të fundit