Flash News

KRYESORE

Viktor Tushaj tregon faktet për largimin nga puna të gruas në fasoneri: Rasti u përdor për “show” mediatik nga kryeministri.

Viktor Tushaj tregon faktet për largimin nga puna të gruas  në

Viktor Tushaj kandidati i LSI-së i pari  në listën e  Lezhës ka reaguar sot  ndaj një deklarate të  bërë nga një grua e cila punonte në fasoneri në atë qark  por që sipas saj ishte larguar nga puna nga LSI.

“Më i shëmtuar se skenari i i largimit të saj nga puna në 2013, është teatri i inskenuar sot për të thënë që fajin për këtë e paskërka LSI”,-shkruan Tushaj. 

Ai më poshtë ka publikuar edhe faksimilet e dokumenteve që sipas tij vërtetojnë se rasti i gruas në fasoneri u përdor për “shoë” mediatik nga kryeministri.

Postimi i Tushajt:

U njoha me rastin e nje zonje te punesuar ne nje fasoneri ne Lezhe dhe pergjigjen e Kryeministrit per “largimin” e saj nga puna e meparshme. Keqardhja ime me e madhe eshte per perdorimin Live e sy per sy te zonjes se nderuar, per qellime banale elektorale. Me i shemtuar se skenari i i largimit te saj nga puna ne 2013, eshte teatri i inskenuar sot per te thene qe fajin per kete e paskershka LSI.

Por ideatoret dhe zbatuesit e ketyre skenareve mediatike per denigrimin e LSI, me qellimin e pashprese per te frenuar rritjen tone te pandalshme dhe keputjen e lidhjes njerezore qe ne kemi me mbeshtetesit tane, si zakonisht nxitohen, gabojne dhe harrojne qe e verteta del ne shesh.

Faktet: 

Sikunder e vertetojne shkresat e bashkangjitura, largimi i zonjes ne 2013 nga puna e saj ne ISSH, nuk ka asnje lidhje me LSI. Zonjes jane lidhur nga drejtuesi i institucionit asokohe 4 kontrata pune provizore rresht me qellim mbajtjen e saj ne pune deri ne momentin e votimeve. Kontratat qe kane nje afat te percaktuar, ne momentin mbarimit marredhenia e punes nderpritet automatikisht. Jane nga ato kontratat qe PD firmoste me nxitim ne perpjekje per te qendruar ende ne pushtet. Por me i rende se keqperdorimi qe i ka bere besimit te zonjes, Partia Demokratike ne 2013 eshte ai i sotmi.

Si fillim, biznesi me te cilin bashkebisedoi Kryeministri sot, edhe nga denoncimet mediatike, ka probleme te renda ligjore ne marredhenien me punonjesit, si me pagat, me sigurimet, me punesimin e shfrytezimin e minoreneve, etj. Nje kryeminister ka pergjegjesine qe perpara se te beje shoë publik me hallet e njerezve te pyese dhe te interesohet realisht per problemet e tyre. Nese Kryeministri do kishte pasur vertete deshire per ti ndihmuar e per ti qare hallin atyre grave te ndershme te fasonerise, duhet ti kishte pyetur per rrogen qe marrin, a e justifikon rroga punen qe bejne dhe ne fund cfare lidhje ka kjo fabrike me shtetin qe duam te bejme dhe mireqenien per qytetaret.

Une e kuptoj qe eshte me e lehte te drejtosh gishtin te LSI apo gjetke, sesa te vetja per te dhene pergjigje per deshtimin ne krijimin e 300.000 vende te punes qe u premtuan e sollen ne pushtet PS ne 2013. Gjithsesi, arroganca te tilla do peshohen, vleresohen e do njohin verdiktin e qytetareve ne voten qe do hedhin ne 25 Qershor. Kjo eshte dhe nje nga arsyet pse ne duhet te jemi force e pare. Per ti dhene shqiptareve nje shans te jene te barabarte dhe te kene mundesi te njejta per punesim, mireqenie dhe arsim.

Të fundit