Flash News

KRYESORE

Voltana Ademi: Nuk ka zgjedhje në Shkodër, do i pengojmë me çdo mënyrë

Voltana Ademi: Nuk ka zgjedhje në Shkodër, do i pengojmë me

“Do  bëjmë çfarë është e mundur që zgjedhjet mos zhvillohen në Shkodër.”

Kështu ka deklaruar Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës në emisionin  “Të Paekspozuarit”.

Ademi më tej ka argumentuar pse nuk mund të ketë zgjedhje në 30 qershor në Shkodër dhe hapat që bashkia ka ndërmarrë për të penguar zgjedhjet.

“Kam vepruar menjëherë duke informuar institucionet që kanë lidhje me procesin zgjedhor. Kam bërë me dije KQZ-në, Prefektin, Ministrin e Brendshëm, për stopimin ë të gjithë procesit dhe veprimeve, që duhet të merreshin nëse do kishte zgjdhje. Ne nuk vendosim në dispozicion asgjë nga infrastruktura lokale. Nuk bëhet fjalë për uzurpim apo ndërhyrje, apo përballje fizike. Në momentin që Bashkia Shkodër, ka mbyllur të gjithë objektet dhe nuk ka dhënë autorizim për përdorimin e këtyre objekteve.”-deklaroi Ademi.

Të fundit