Flash News

KRYESORE

Votimi për ‘Zgjedhoren’, Kuvendi zbardh takimin me tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës së re

Votimi për ‘Zgjedhoren’, Kuvendi zbardh takimin me tre

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi priti sot në një takim krerët e grupeve parlamentare të opozitës pas kërkesës së tyre për të diskutuar mbi votimin në parlament reformën zgjedhore.

Kryetarët e grupeve parlamentare opozitare Myslim Murrizi, Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, Nimet Musai, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Pavarur, dhe Edmond Stojku, kryetar i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi” i paraqitën Kryetarit të Kuvendit objeksionet e tyre për propozimet e Këshillit Politik për kryerjen e reformës zgjedhore, implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për depolitizimin e  administratës zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe nënvizuan se këto ndryshime duhet të shqyrtohen evotohen në Kuvend, i cili, si organ ligjvënës, është institucioni legjitim për të realizuar reformën zgjedhore.

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, vlerësoi produktivitetin dhe  kontributin e grupeve parlamentare të opozitës në realizimin e reformave të rëndësishme në vend, si reforma në drejtësi, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit  të drejtësisë etj. dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni legjitim për kryerjen e reformës, duhet dhe do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e reformës zgjedhore.

Të fundit