Flash News

KRYESORE

Vranë Indrit Çelajn, kush janë dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, i kërkuan shokut të merrte përsipër krimin

Vranë Indrit Çelajn, kush janë dy djemtë e pronarit

Zbardhen emrat e dy djemve të pronarit të vilës në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në Tiranë, të shpallur në kërkim si autorët e dyshuar për vrasjen me armë zjarri të 26-vjeçarit Indrit Çelaj.

Tekniku i kondicionerëve u qëllua dje me plumb në kokë teksa kryente punime në vilën e dy autorëve të dyshuar, Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç.

Sipas policisë, ka qenë 31-vjeçari ai i cili ka qëlluar Çelajn me pistoletë dhe më pas është larguar bashkë me vëllain e tij Albanon 28 vjeç.

Nga ana tjetër, policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e vilës, Bujar Kusi 54 vjeç, si dhe Edmond Sula, Ferdinant Bakalli dhe Luan Çaka, për moskallëzim krimi pasi kanë rastisur në vendin e krimit.

Sipas policisë, personat e mësipërm i kanë kërkuar një tjetër të riu, L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore që të merrte përsipër krimin e kryer. Kjo për faktin se edhe ky i fundit ka qenë prezent në momentin e ngjarjes.

Vila ishte tre kate dhe ishte projektuar për lokal në katin e parë dhe të dytë, ndërsa në të tretin do të banonte familja Kusi.

Ishte pikërisht Indrit Çelaj, i cili ndërroi jetë sot në spital, ai që po punonte për sistemin e kondicionimit në dy katet e para të vilës, kur mes tij dhe djemve të pronarit ka nisur një konflikt çasti, që më pas i ka kushtuar jetën 26-vjeçarit.

Të fundit