Flash News

KRYESORE

Vrasja e 8 personave në Selenicë, banorët: Familjet ishin në konflikt për pronën

Vrasja e 8 personave në Selenicë, banorët: Familjet ishin në

Ritvan Zykaj është autori i vrasjes së 8-fishtë në Selenicë të Vlorës. Sipas autorit, shkak i një akti të tillë u bënë akuzat ndaj tij për vjedhje.

“Panorama” shkruan se sipas banorëve të zonës, mes familjeve ka patur gjithmonë konflikte dhe shkak ka qenë prona. Më herët familjet kanë jetuar në kodrinë, por që kur kanë zbritur në fshat ka patur konflikte për pronën.

I kontaktuar nga “Panorama” nënkryetari i bashkisë së Selenicës Neim Veshaj ka pranuar që ka qenë në dijeni të këtij konflikti, por që sipas tij, familjet nuk janë ankuar kurrë zyrtarisht në bashki për mosmarrëveshje për çështje pronash.

Ai shton më tej se një gjë të tillë e ka mësuar nëprëmjet banorëve të fshatit. Më tej nënkryteari shton, “Ne si bashki nuk kemi vendosur ende nëse do t’u akomodohet një fond ndihmese të mbijetuarve. Mbledhja që organizuam për shpenzimet e varrimit ishte në kushte emergjente. Tashmë do të vendosim sesi do të procedojmë më tej për të mbijetuarit e për t’i ndihmuar ata”.

Të fundit