Flash News

KRYESORE

Vrasja e Xhuljeta Çunit, gazetari: Policia porositi shkrime në media për fshehur të vërtetën

Vrasja e Xhuljeta Çunit, gazetari: Policia porositi shkrime në media

“Policia ka porositur shkrime në media për të shmangur përgjegjësitë e saj”, kështu ka deklaruar gazetari i kronikës, Spartak Koka në emisionin “Byro Politikë” në Abc News, duke akuzuar forcat e rendit se kanë neglizhuar për këtë rast.

Sipas tij, 18-vjeçarja kishte bërë denoncim në Komisariatin  3, por punonjësit nuk kanë marrë masa për të parandaluar ngjarjen, ku Xhuljeta Çuni u vra nga 31-vjeçari Xhafer Mata.

“Kemi një polici e cila nuk e ka mbrojtur vajzën. Pse nuk e kanë vlerësuar siç duhet denoncimin për vepren penale të përndjekjes nga shtetasi Xhafer Mata; pse nuk kanë përgjegjësi penale policët”, pyet gazetari.

Pas hetimeve, Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) doli në konkluzionin se punonjësit e policisë që kanë trajtuar këtë ngjarje nuk kanë konsumuar asnjë vepër penale, duke i dalë të pastër nga kjo ngjarje e rëndë.

Të fundit