Flash News

KRYESORE

Vrasja në Kavajë, si u qëllua viktima nga polici i burgjeve në banesën e ish-të dashurës

Vrasja në Kavajë, si u qëllua viktima nga polici i burgjeve

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Kavajës.

Një person mbeti i vdekur me armë zjarri, kurse një tjetër u plagos.

Sipas policisë, viktima Dritan Haxholli kishte shkuar i armatosur në mesnatë në banesën e ish të dashurës M. Q për t’u sqaruar, pasi nuk e pranonte ndarjen mes tyre.

Në banesën e vajzës në lagjen nr. 2 ndodhej edhe Bledar Toci , punonjës i policisë së burgjeve.

Ish i dashuri i vajzës ka nisur të debatojë fillimisht me policin e burgjeve dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri. Në kushtet e vetëmbrojtjes, polici është përgjigjur me armën e shërbimit, duke e lënë Haxhollin të vdekur në vend.

Aktualisht, polici i burgjeve ndodhet në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në pyetje vajzën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi paraprak: 

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

Të fundit