Flash News

KRYESORE

Vrasja që tronditi Kosovën, reagon kryeministri Haradinaj: Familja është shtylla, duhet mbrojtur

Vrasja që tronditi Kosovën, reagon kryeministri Haradinaj: Familja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së një 14 vjeçari në Kamenicë nga babai i tij.

Haradinaj thotë se vrasja e fëmijës është një veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm. Ai kërkon nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha masat për autorin e ngjarjes.

Kryeministri thekson se familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhen mbrojtur nga çdo cenim.

“Vdekja tragjike e 14 vjeçarit nga Kamenica është lajm i trisht, veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm. Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje.Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cënim”, thotë Haradinaj.

L.B., është rrahur për vdekje nga babai i tij, G.B., pasi mori 1 mijë euro nga shtëpia dhe i shpenzoi ato. Pas veprimit makabër, babai u mundua të fshehë ngjarjen dhe e raportoi si aksident me motorr.

Të fundit