Flash News

KRYESORE

Vrasjet ndaj shqiptarëve në Greqi, Berisha: Autoritetet ndërkombëtare të fillojnë hetimet

Vrasjet ndaj shqiptarëve në Greqi, Berisha: Autoritetet

Ish kryeministri Sali Berisha, në një postim në “Facebook”, i ka konsideruar të paprecedentë sulmet dhe vrasjet raciste të shqiptarëve në Greqi.

Berisha shprehet se dënon me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të mirëfillta raciste dhe i bën thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB, Këshillit të Europës, të ndërhyjnë pranë autoriteteve greke për një hetim të pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutimeve raciste ndaj shqiptarëve në Greqi.

Postimi i plotë:

Ndal serialit te vrasjeve raciste te shqiptareve ne Greqi!

Te dashur miq, pas vrasjes ne shkembim zjarri nga policia shqiptare te ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Kaficas, ne vendin fqinj, ne hakmarrje te verber raciste e primitive, ka shperthyer nje serial vrasjesh te shqiptareve ne teresi.

Keshtu, ne nje hark kohor pak javesh jane ekzekutuar ne zona dhe rrethana te ndryshme te Greqise 7 shqiptare, qe te gjithe perveç njerit, ekzekutime gjakftohta te bazuara ne urrejtjen dhe racizmin primitiv ndaj shqiptareve dhe si hakmarrje, akte kriminale albanofobie.

Mbreme ne Kavalla u rregjistrua viktimia e 7-te, u gjet i vrare nje 18 vjecar, djale i nje familje emigranesh shqiptar, anetar i nje ekipi lokal futbolli, per te cilin shkaku i vetem sipas mediave mbetet rracizmi.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te mirefillta raciste dhe i bej thirrje Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB, Keshillit te Europes, Komisionit dhe Keshillit te Ministrave te BE te nderhyjne prane autoriteteve greke per nje hetim te pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutimeve rraciste te shqiptareve ne Greqi dhe te ushtrojne te gjithe presionin e merituar ndaj autoriteteve greke qe keto akte kriminale te shemtuara te ndeshkohen. sb

Të fundit