Flash News

KRYESORE

Vrau bashkëshortin pasi tentoi ta përdhunonte, hiqet dënimi me vdekje për Noura Hussein

Vrau bashkëshortin pasi tentoi ta përdhunonte, hiqet dënimi me

Noura Hussein nga Sudani ishte 16 vjeçe kur prindërit e detyuan të martohet me një burrë dy herë më të madh se ajo. Vitin e kaluar, adoleshentja sudanez goditi goditi me forcë bashkëshortin e saj duke e lënë të vdekur, pasi ai tentoi ta përdhunonte.

Pas këtij veprimi, e reja u burgos, ndërsa në maj gjykata e Sheriatit e dënoi me varje.

Por të martën, një gjykatë e apelit në Khartoum, e përmbysi vendimin duke e dënuar me 5 vite burg Nouran, ndërsa familja e vajzës duhet t’i paguajë një gjobë familjes së të ndjerit.

Në Sudan ligji lejon martesën e vajzave mbi 10 vjeç dhe OKB e organizata të tjera po kërkojnë ndryshimin e ligjeve dhe të kriminalizohet dhuna shtëpiake dhe përdhunimi bashkëshortor.

Linku origjinal këtu

Të fundit